KESCO i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për kursimin e energjisë elektrike, pasi siç thotë importi po kushton miliona euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se ditëve të fundit vendi po përballet me rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, duke shkuar në mbi 1 mijë megavat për orë, dhe se sipas tyre kapacitet e prodhimit janë të kufizuara.
Njoftimi:
🚨Apel për kursim të energjisë elektrike, importi po kushton miliona euro
Ditëve të fundit, Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme dhe të paparashikueshme të kërkesës për energji elektrike, duke arritur nivele deri në mbi 1000 megavat në orë. 💡
Për shkak të rënies së temperaturave, kjo kërkesë është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat tipike të pranverës, kur konsumi zakonisht është më i ulët për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.
Kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë. Për rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit duhet të sigurohen përmes importit nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike.
Çmimet e tregut janë aktualisht të larta, duke kapur shifrat mbi 100 euro për MWh. Kjo ka bërë që kostoja shtesë për të siguruar energjinë e munguar të shkojë në miliona euro – një barrë e rëndë për sistemin energjetik.