×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Përfundon takimi me partitë politike, Konjufca: VV-ja nuk e ka propozuar ende kandidatin për kryetar të Kuvendit

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 13:01

    Ka përfunduar  takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike, ku u diskutua për përgatitjen e seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Konjufca tha se me përfaqësuesit e partive politike diskutuan për ndarjen e ulëseve në Kuvend dhe për skenarin për mbajtjen e mbledhjes e cila themelon legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovë.

    “Bashkë me ta e diskutova skenarin për mbajtjen e mbledhjes e cila e themelon legjislaturën e nëntë të Kuvendit tonë. Këto bëhen të gjitha në bazë të rezultateve të cilat i ka certifikuar KQZ-ja. Gjithçka shkoi mirë, u caktuan ulëset. Nuk ka ndryshim shumë të madh sa u përket ulëseve, në mes ulet partia me më së shumti ulëse, pra Vetëvendosje, krahu i majtë dhe i djathtë janë PDK dhe LDK, Aleanca ulet po aty ku ka qenë dhe pakicat sipas të njëjtës radhë. Skenarin me ndryshime të vogla simbolike në krahasim me legjislaturën e kaluar, e diskutuam. Gjithçka shkoi mirë”, tha Konjufca para mediave.

    Ai u pyet se a do të jetë sërish i propozuar për kryetar të Kuvendit. Konjufca tha se ende nuk kanë vendim për emrin e kryeparlamentarit. Ai tha se është e pamundur që Qeveria të themelohet pa një koalicion  e cila krijon mazhorancën dhe këtij principi i nënshtrohet edhe posti i kryetarit të Kuvendit.

    “Sa i përket kryetarit të Kuvendit, ende nuk e ka vendim. Kjo se mend oj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës e cila do të shndërrohet pastaj në Qeveri i nënshtrohen disa principeve e njëra nga ta është përpjekja për me themelu qeverinë sepse kuvendi themelohet për me mujtë me i zgjedh institucionet tjera. Kur jemi te Qeveria është e pamundur pa u themelu një koalicion e cila e krijon mazhorancën e aftë për me mujtë me themelu një qeveri të re. Prej të gjitha pozicioneve unë do ta kisha futë këtu edhe kryetarin e Kuvendit që i nënshtrohet këtij principi”, tha Konjufca para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!