Një 20 vjeçare ka arritur të shpëtojë nga trafikimi për prostitucion në Gjermani falë ndërhyrjes së Policisë së Tiranës dhe Policisë Kufitare të Rinasit.
Shtetasi A.Boriçi, 31 vjeç nga Fieri, është arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, shtetasit me iniciale E.K., dhe B.B.
31 vjeçari nga Fieri në bashkëpunim me shtetasit E.K., B.B., dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qellim shfrytëzimin për prostitucion, të 20-vjeçares.
Shtetasit E.K., dhe B.B., u shpallën në kërkim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.