×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeqyteti

    Si ta validoni biletën ndërurbane për ta përdorur në trafikun urban, Rama ndan videon me procedurat

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 21:02

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet se si mund të validohet bileta ndërurbane për t’u përdorur edhe në trafikun urban brenda Prishtinës.

    Aty tregohet se validimi i kësaj bilete mund të bëhet në sportelin 11 dhe 12 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    “Të gjithë qytetarët nga çdo qytet i Kosovës që vijnë në Stacionin e Autobusëve në Kryeqytet – të njëjtën biletë ndërurbane mund ta validojnë dhe të lëvizin falas në çdo linjë të trafikut urban brenda Prishtinës!”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!