×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: UNMIK vazhdon të shtrembërojë faktet dhe në këtë mënyrë e mashtron këtë Këshill

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 22:18

    Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se UNMIK nuk e përmbush më asnjë funksion që do të justifikonte praninë e tij.

    Gërvalla drejtoi akuza ndaj këtij misioni për shtrembërim të fakteve, shkruan Reporteri.net.

    “UNMIK-u nuk përmbush më asnjë funksion që do të justifikonte praninë e tij. Përderisa organizatat e tjera ndërkombëtare – si OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian – ofrojnë vlerësime të balancuara për zhvillimet në Kosovë, UNMIK vazhdon të shtrembërojë faktet dhe në këtë mënyrë e mashtron këtë Këshill”, ka deklaruar Gërvalla.

    Ajo pati vërejtje edhe për cilësimin që i ka bërë UNMIK sulmit në Banjskë, që tha se ka qenë akt agresioni.

    “Ta quash pastaj këtë incident serioz sigurie siç bëhet në raportin e UNMIK’ut këtu, jo vetëm që është keqinterpretim, është shtrembërim”, tha Gërvalla.

    Kritikat për UNMIK i vazhdoi edhe më vonë gjatë fjalimit.

    “UNMIK po humb kredibilitetin e agjencisë së OKB’së. Sjelljet e veta dhe vrojtimet po pengojnë shërbimin dhe krijimin e pamjes së qartë të zhvillimeve në vend. Të jemi të qartë UNMIK nuk e pengon e nuk e dëmton Kosovën në zhvillimin e vetë por po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara”, tha Gërvalla.

    Gërvalla në seancën e Këshillit të Sigurimit kërkon nga Serbia që t’ia dorëzojë Kosovës Radojiçiqin dhe kriminelët tjerë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!