×
  • Lajme
  • Lajme / Qeveria e re

    Letra e Kurtit për takim me Abdixhikun, Kica-Xhelili e cilëson blof politik

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 22:31
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, një letër për takim për konsultime paraprake për formimin e qeverisë.

    Këtë ftesë, nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cilëson blof politik.

    “Një ftesë e tillë publike, pa asnjë diskutim paraprak, pas asnjë takim paraprak formal me zyrtarë të LDK-së, e po kërcen drejt në një ftesë publike… për mua është një blof politik dhe unë po e lexoj në këto mënyra. Ka pasur takime me Nismën, por ftesë publikë nuk ka pasur”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

    Tutje nënkryetarja e LDK-së shtoi se në parim, standardi i formimit të koalicioneve historikisht në Kosovë nuk është përmes një letre dhe se kjo nuk është forma standarde e krijimit të koalicionit.

    Sipas Kica-Xhelilit, duke qenë se LDK-ja është e dëshirueshme nga elektorati i LVV-së, mendon që ata i kanë ftuar pasi “duan fajtorë edhe për dështim potencial të formimit të qeverisë, por edhe për gjithçka tjetër për të cilën kanë dështuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!