×
  • Lajme
  • Lajme / KS i OKB

    Përfaqësuesi i ShBA-së: Normalizimi Kosovë-Serbi është qenësor për gjithë Ballkanin – qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 22:59

    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve, teksa ka shtuar se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.

    Kelley tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qënësor për Ballkanin Perëndimor.

    “Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutje të tensioneve, të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieves mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për gjithë Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konflitet mes tyre në mënyrë paqësore”, ka deklaruar Kelley.

    Sa i përket misionit të UNMIK’ut, përfaqësuesi i ShBA’së tha se ka ardhur koha që ky mission ta përfundojë mandatin. Ai ka shtuar më tej se SHBA-ja kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme, derisa ka përmendur se 89% e buxhetit të UNMIK-ut shkon për paga të punëtorëve.

    “Koha për të mbyllur UNMIK’un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK’u të fillojë të transferojë funksionet e veta tek agjencitë tjera të OKB’së…ashtu që procesi drejt përfundimit të misionit të jetë gradual e jo i paparashikuar”, ka thënë ai./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!