Përballë një fëmije të nevrikosur, veprimet instiktive mund t’a rëndojnë situatën edhe më shumë. Nga ana tjetër, një shprehje e thjeshtë mund të zbusë tensionin dhe të rivendosi lidhjen në pak çaste.
Mos harrojmë se të menaxhosh krizat emocionale të fëmijëve është një sfidë dhe kush është prind, e kupton mjaft mirë këtë fenomen.Tentativat për kontroll dhe të detyrimit të qetësisë, shpesh përcjell zemërim. Ndërkohë që një fjali e thënë qetë dhe me fjalë të thjeshta mund të transformojë një moment nervozizmi në një mundësi për t’u lidhur!-sipas psikologut Jeffrey Bernstein në dëshminë e tij në “Psychology Today”.
“ Të shoh që je i/e iinatosur dhe shumë i/e nevrikosur…por unë jam këtu për ty!”
Kjo qasje vlerëson emocionin e fëmijës, i ofron atij një prezencë të sigurt dhe shmang përballjen. Në vend që të thoni “ qetësohu”, ose “ po nuk është asgjë..pse bën kështu!?”, fjalët si “unë jam këtu për ty sepse të shoh të mërzitur”, bën që fëmija të ndihet i/e mirëkuptuar pa e nënvlerësuar gjendjen e tij/saj.
Pse funksionon kjo fjali?
Kjo mënyrë të shprehuri vlerëson emocionet e fëmijës. Në nervozizëm e sipër ai mund të ndihet i keqkuptuar dhe i injoruar. Kur i thua se të shoh të shqetësuar ai kupton se është i dëgjuar duke e shmangur përshkallëzimin e situatës. Kur fëmija ndihet i injoruar, stresi i tij rritet dhe rritet edhe forca negative e reagimit me nervozizëm, mërzi, inat etj. Fëmijët i rezistojnë shumë natyrshëm urdhërave atëherë kur janë në kulmin e shpërthimit emocional. Kur ne themi “Jam këtu për ty”, ne i ofrojmë fëmijës një hapësirë të sigurt ku mund të ketë lehtësi në shprehjen e emocioneve pa frikën e paragjykimit. Kështu ne i japim mundësinë për të krijuar dhe një klimë besimi dhe të qetë.