×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Kurti takohet me Rohden, flasin për formimin e Qeverisë së re në Kosovë

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 20:31

    Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ata kanë folur për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, teksa Kurti e ka uruar Rohden për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, shkruan Reporteri.net.

    Edhe në këtë takim, Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    “Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!