Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Savona të Italisë, ku një kamion i tonazhit të rëndë është aksidentuar dhe një pjesë e mjetit ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.
Drejtuesi i kamionit ka qenë një shtetas me origjinë shqiptare. Kamioni që shqiptari drejtonte ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me parmakët anësorë të rrugës.
Për shkak të tonazhit dhe inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e trajlerit ka rënë në greminë. Shqiptari ka flutuar nga 50 metra lartësi në kabinën e tij.
Me t’u njoftuar për aksidentin e rëndë, ashtu siç tregojnë dhe fotot, në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.
Kur kanë mbërritur poshtë, atje ku ndodhej dhe trajleri, zjarrfikësit janë habitur teksa kanë parë shqiptarin të padëmtuar.
Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.