×
  • Lajme
  • Lajme / Flet zëdhënësja

    Therret me thikë një person në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 22:46

    Një person është therrur me thikë sot në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se është arrestuar një i dyshuar për rastin.

    “Sot rreth orës 17:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!