Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në Shqipëri, Emmanuel Macron rikthehet sërish.
Vizita zyrtare e Macronit do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës.
Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit.
“Kjo vizitë paraprinë ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj”, tha Hasani.
Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Tiranë, ndër të tjera edhe për përgatitjen e vizitës së Macronit, Hasani tha se shpreson që Franca të vijojë të jetë një aleate e fortë në rrugën e integrimit, raporton TopChannel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.