Sot gjatë ditës deputet e Lëvizjes Vetëvendosje po regjistrohen në Kuvendin e Kosovës.
Pas Agim Bahtirit, edhe deputeti tjetër i VV-së, Hekuran Murati është shprehur i bindur se partia ku ai bën pjesë do ta formojë qeverinë e re.
Ai ka thënë se janë të përgatitur për 15 prillin, data kur dhe do të mbahet seanca konstituive, ndërsa s’pranoi të përgjigjej nëse ishin përgatitur për ndonjë koalicion.
“Patjetër që po, sipas Kushtetutës, me vota të deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto (koalicionet) edhe siç thashë më herët është çështje e subjektit, pra Vetëvendosjes. Patjetër që do t’i kemi votat. 61 vota i kërkon Kushtetua, por sa më shumë sa më mirë”, tha Murati para gazetarëve.
Pavarësisht deklaratave të deputetëve, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti sot pas regjistrimit s’pranoi të deklarohej para mediave për formimin e qeverisë së re.
Kurti regjistrohet si deputet, s’flet për formimin e Qeverisë
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.