×
  • Lajme
  • Lajme / Partia Liberale Egjiptiane

    Berisha: Nuk kam vija të kuqe për asnjë parti

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 22:49
    Veton Berisha

    Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se takimi i fundit që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka qenë me tone konstruktive.

    Ai bëri të ditur se gjatë atij takimi janë sqaruar disa paqartësi nga e kaluara dhe se është shprehur një vullnet nga ana e Kurtit për ta përfshirë komunitetin egjiptian në qeverisjen e ardhshme.

    “Prej takimit të fundit, ne kemi pas një takim shumë të mirë. Jemi respektuar prej zotit Kurti, i kemi sqaruar disa paqartësi që kanë qenë prej të kaluarës. Dhe ka pas një vullnet për të na përfshirë në qeverisjen e tij”, ka thënë Berisha në Debat Plus.

    Ai shtoi se ishte planifikuar edhe një takim tjetër për të vazhduar diskutimet, mirëpo ai takim ende nuk ka ndodhur.

    “E dyta prej atij takimi e kemi lënë me pas një takim të radhës, edhe mi diskut çështjet tona. Takim i cili nuk ka ndodhur akoma. Kështu që asgjë më tepër. Përveç asaj që e kemi lenë dhe nuk ka pas takim tjetër prej atëherë”, ka shtuar Berisha.

    Berisha theksoi se obligimi i tij si deputet është ndërtimi i institucioneve sa më parë dhe avancimi i pozitës së komunitetit egjiptian në Kosovë.

    Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike në vend.

    “Unë kam obligim që institucionet e Kosovës me u ndërtu sa shpejt. Dhe e kam obligim që komunitet egjiptian në pozitë më të mire e të zhvilluar. Nuk kam asnjë vijë të kuqe me askënd. S’kam asnjë arsye me pas me asnjë parti. Secila parti i ka vlerat e veta”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!