Ish-luftëtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj, ka ndarë një histori të fuqishme për përvojat e tij gjatë luftës, duke zbuluar detaje të dhimbshme nga momentet e tij më të vështira.
Haradinaj tregoi se ka pësuar shtatë plagë të rënda gjatë kohës së luftës, duke përfshirë një të tillë në qafë që i rrezikoi jetën.
Ai përmendi se, për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ishte hapur varri për të, pasi nuk dihej nëse do të mbijetonte nga plagët.
“Jom plagu rëndë unë, dhe më kanë vdekë 3 djem që i kam pasë më të mirët në luftë. Kom pas dikun 7 plagë prej granathedhësit, një e kam pas në qafë në arterien kryesore. Në atë kohë mu patën hapë edhe varri, se u kon ofensivë. Dy shokët kanë vdekë njëri në vend, njëri në spital dhe tjetri më vonë.
“Të tre janë varrosur. Ramushi ka thonë çelni katër varre, se nuk dihet a po pshton edhe Bujari. Varri ka qenë i hapur, dhe fatmirësisht sot jam gjallë e këtu,” ka thënë Haradinaj në Pressing, duke potencuar se ka shpëtuar falë një fati të pabesueshëm.
Ai gjithashtu ka përshkruar një moment tjetër dramatik, kur një plumb snajperit i kaloi nofullën dhe doli në anën tjetër të kokës, pa shkaktuar dëmtime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.