×
  • Lajme
  • Lajme / Pritet vendimi

    Sot protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 7:44

    Iniciativa `Asnjë cent më shumë` ka thirrur sërish protestë për sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës nga 1 maji, në lartësinë prej 15 për qind.

    Po sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet spër të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

    Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji. Rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.

    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

    Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!