×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    E konfirmon ZRRE: Rryma u shtrenjtua për rreth 16 përqind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 13:17

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë  ka vendosur që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind në mbledhjen e sotme. Propozimi fillestar ka qenë që të ketë shtrenjtim për rreth 15 përqind, shkruan Reporteri.

    Përmes një njoftimi, ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhet në njoftim.

    Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve.

    Drejtori Menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj, tha se kanë pranuar 396 komente nga qytetarët.

    “Qytetarët në përgjithësi kanë shprehur kundërshtimet…për shkak të vështirësive ekonomike, inflacionit dhe të ardhurave që kanë”, ka deklaruar Pepaj.

    Një protestë tashmë ka nisur për ta kundërshtuar këtë vendim.

    Në pankaratat e protestueve shkruhet “Kur s’të del për bukë, nuk të duhet as drita!”, “Rrroga s’na del për të jetuar, ju na e rrisni rrymën”, “Asnjë cent më shumë”, etj.

    Propozimi për shtrenjtimin e rrymës është kundërshtuar nga Presidenca.

    Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!