Gazetarët dhe anëtarët e Bordit të ZRRE’së janë përplasur mes vete në mbledhjen e sotme, ku u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT, OSSH dhe FSHU.
Ata kanë kërkuar nga gazetarët që ta lirojnë sallën për ta vazhduar mbledhjen, pa treguar përqindjen sa sa i bie që është rritur çmimi i rrymës, shkruan Reporteri.net.
“Deri të na e jep përgjigjen, ne nuk e lirojmë sallën”, dëgjohet duke thënë një gazetare.
“Përgjigjen e morët mes raporteve që janë publike”, ka deklaruar Kryesuesi i ZRRE’së, Ymer Fejzullahu.
Ai tha se më vonë do të dalin me komunikatë.
Drejtori Menaxhues në ZRRE, Petrit Pepaj, tha se kanë pranuar 396 komente nga qytetarët.
“Qytetarët në përgjithësi kanë shprehur kundërshtimet…për shkak të vështirësive ekonomike, inflacionit dhe të ardhurave që kanë”, ka deklaruar Pepaj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.