×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Parandalohen tri raste të kontrabandës me duhan përmes Aeroportit të Prishtinës, Policia jep detaje

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 15:45

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ditëve të fundit, në tri raste të ndara, është parandaluar kontrabanda me duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se në rastin e pare është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur  8 boksa (shteka) cigare Malboro e kuqe,  116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhe, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.

    “Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa (shteka) cigare (17 boksa cigare Ëinston dhe 1 boks cigare Karelia). Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e  mbyllte, 130 Malboro e katërt e qelt, 20 Malboro  light , gjithsej 220 shteka cigare”, thuhet në njoftim.

    Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!