×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Deputetët e PDK-së e LDK-së u regjistruan sot, ata të AAK-së, Listës Serbe e komuniteteve tjera të hënën

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 18:50

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për regjistrimin e sotëm të deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare.

    Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, shumica e të cilëve e kanë kryer dje regjistrimin.

    Po sipas këtij vendimi, të hënën, më 14 prill, do të regjistrohen deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë.

    Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!