Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social.
Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më aktivisht në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president”, tha Trump.
Ndryshe, edhe pse deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë shpejt, bisedimet mes amerikanëve dhe rusëve deri më tani nuk kanë dhënë rezultate domethënëse dhe Rusia vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile të Ukrainës.
Bëhet e ditur se së fundmi SHBA u largua edhe nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës të njohur si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), duke e lënë atë në dorë të evropianëve që tani e tutje.
Tani kryesimi është marrë nga Britania e Madhe dhe Gjermania. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.