Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Soqanicë në Leposaviq dhe ka gjetur se i dyshuari aty kultivonte bimë të hashashit.
Aty është gjetur një tendë e improvizuar me disa bimë kanabis dhe narkotikë të tjerë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis”.
“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.