×
  • Lajme
  • Lajme / Energji

    Behrami i PDK-së: Gjatë Qeverisë Kurti rryma është shtrenjtuar mbi 140%

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 10:52

    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shtrenjtimin e rrymës.

    Ai ka vlerësuar se në këtë mandat tri herë është ngritur çmimi i energjisë elektrike.

    Shprehur në përqindje, sipas Behramit, për këto 4 vite rryma është shtrenjtuar mbi 140 për qind.

    Postimi i tij:

    Albin Fazomeri, sa faza të kanë mbetur? A t’u ka dhezë drita? Me lidhjen e shkurt që ke shkrep me Martinin e Nagipin, s’ke nevojë me pagu rrymë as ti e as pasardhësit tuaj!

    Ndërsa, qytetarët duhet të hyjnë në kredi për të përballuar rrymën, ushqimin, shkollën, ilaçet etj. Për 4 vjet pushtet, Albin Kurti e ka shtrenjtuar rrymën tri herë: me një përqindje prej mbi 140% për kategoritë që konsumojnë mbi 800 kËh në muaj, ndërsa për kategoritë që konsumojnë nën 800 kËh, e ka shtrenjtuar dy herë me mbi 30%.

    SOT rryma është rritur me mbi 16.3% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Me afër 700 milionë që ke shpenzuar në energji elektrike, Kosova tashmë do ta kishte paguar 70% të ndonjë termocentrali të ri!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!