×
  • Lajme
  • Botë

    Shëtitja familjare përfundoi në tragjedi, zbulohet thirrja radiofonike e pilotit pak para rrëzimit të helikopterit në lumin Hudson

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 18:00

    Piloti i helikopterit turistik që u rrëzua në lumin Hudson të qytetit të New Yorkut, paralajmëroi se ata kishin mbetur pa karburant pak para tragjedisë që vrau të gjashtë në bord.

    Agustín Escobar, presidenti i degës spanjolle të kompanisë teknologjike Siemens, dhe gruaja dhe tre fëmijët e tij vdiqën në aksident, raportoi New York Times. Piloti ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

    Tragjedia ndodhi rreth orës 15:15 të së enjtes.

    Thirrjet për shërbimet e urgjencës u morën rreth orës 15:17, vetëm 17 minuta pasi u nis nga qendra e Manhatanit.

    Michael Roth, 71 vjeç, i cili zotëron New York Helicopter i cili ofroi turneun dhe helikopterin, tha se avioni kishte nevojë për karburant.

    “Ai [piloti] thirri se ishte duke u ulur dhe se kishte nevojë për karburant, dhe duhej t’i kishte dashur rreth tre minuta për të mbërritur, por 20 minuta më vonë, ai nuk  arriti,” tha Roth për The Telegraph.

    Roth tha se ai filloi të merrte një sërë mesazhesh telefonike përpara se një nga pilotët e tjerë të fluturonte mbi Hudson dhe panë helikopterin të binte.

    ‘Të gjithë jemi të shkatërruar. Çdo punonjës në kompaninë tonë është i shkatërruar”, tha ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!