×
  • Lajme
  • Lajme / Heshtje

    Më shumë se dy orë nga arritja e njohjes nga Sudani, asnjë fjalë nga Qeveria e Kosovës

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 21:19

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur. Njohja nga ky shtet u konfirmua ende pa u bërë një muaj nga njohja nga shteti tjetër afrikan, Kenia.

    Osmani lajmin e dha përmes një video-adresimi bashkë me kryediplomatin e Sudanit nga Forumi Diplomatik në Turqi. Ajo tha se kjo nuk është vetëm njohje e pavarësisë sonë, por është po ashtu njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran.

    Mbi dy orë nga ky lajm, asnjë reagim nuk ka pasur nga Qeveria e Kosovës. Deri më tani nuk e ka thënë asnjë fjalë as kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e as Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Por njëjtë nuk kishte ndodhur pas njohjes nga Kenia, pak më shumë se dy javë më parë.

    Për njohjen nga Kenia ishte bërë e ditur fillimisht nga ish-presidenti Behgjet Pacolli që pati publikuar pamje nga ceremonia më 26 mars. Pak më pas edhe presidentja Osmani njoftoi se i është dorëzuar edhe zyrtarisht dokumenti për njohjen e pavarësisë.

    Kryeministri Kurti, e kishte cilësuar si lajm shumë të mirë njohjen nga Kenia, duke  falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin, Behgjet Pacolli për rolin e tyre në këtë proces.

    “Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje. Mirënjohje për presidentin e Kenias Ëilliam Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona. Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, kishte shkruar Kurti.

    Por një reagim më ndryshe pati ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Me anë të një postimi në Facebook, ndonëse tha iu gëzua lajmit për njohje, e para e diplomacisë kosovare nuk e mori mundin ta përmend fare Pacollin. Për më tepër, këtë njohje u mundua t’ia atribuojë vetes dhe presidentes Vjosa Osmani.

    “Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”, kishte shkruar ajo.

    Njohja nga Kenia, Gërvalla s’e përmend fare Pacollin: Unë dhe Vjosa Osmani u takuam me ish-Presidentin e Kenias në 2021

    Njohja nga Kenia dhe më pas ajo nga Sudani janë njohjet e para për Kosovën pas një periudhe mbi katër vjet pa njohje, që kur Izraeli e kishte bërë një gjë të tillë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!