Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Nga një rast është raportuar në Pejë, Malishevë dhe Vushtrri.
Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 12.04.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar ta godasë motrën e tij, por veprimin e tij e kishte ndaluar babai i tyre. I dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Malishevë 11.04.2025 – 12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 12.04.2025 – 18:12. Është raportuar se ish bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.