×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Diplomatik i Antalyas

    Osmani falënderon Erdoganin për pritjen: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 21:09

    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj turk, Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, shkruan Reporteri.net.

    Ajo thotë se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë.

    Postimi i saj:

    Një falenderim i veҫantë për Presidentin Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, e cila është një platformë e rëndësishme për t`i thelluar raportet tona me aleatët tanë dhe për të krijuar partneritete të reja.

    Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese.

    Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!