×
  • Lajme
  • Lajme

    Danimarka merr Presidencën e Këshillit të BE’së në korrik, Gërvalla: Roli i saj i domosdoshëm për të zhbllokuar procesin e statusit të kandidatit për Kosovën

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 18:05

    Kryediplomatja Donika Gërvalla është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

    Në këtë takim, Gërvalla ka thënë se ka theksuar se roli i Danimarkës është i domosdoshëm për ta zhbllokuar procesin e statusit të kandidatit për Kosovën, meqë ky shtet merr Presidencën e Këshillit të BE’së në korrik të këtij viti.

    Tutje, Gërvalla ka thënë se tani është momenti i duhur për të përmbyllur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Kjo nuk është vetëm një çështje politike, por një angazhim për vlera të përbashkëta, ku Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj si pjesë e familjes evropiane.

    Marrëdhëniet tona me Danimarkën janë të shkëlqyera dhe mbeten një bazë e fortë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Republika e Kosovës është e përkushtuar të ndërtojë ura të forta me aleatë që ndajnë vlerat tona dhe besojnë në të ardhmen tonë evropiane”, ka shkruar Gërvalla./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!