×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen 4 persona, sekuestrohet dhe një pistoletë lodër

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 9:52

    4 shtetas janë arrestuar nga policia në flagrancë, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.


    Gjithashtu polica ka sekuestruar 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë si dhe 1 pistoletë lodër.

    Njoftimi

    Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.

    Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.

    Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.

    Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme zhvilloi operacionin policor të koduar “Bulevardi”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe 2 shtetas.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

    Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Dungu”, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për “Moskallzim krimi” .

    Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!