×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 7:23

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë.

    Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

    “Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē Rrugēs Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi Nr.1 i masave tē forta shkēmbore pēr zgjerimin e rrugēs. Punimet do tē zhvillohen nē pjesēn e rrugēs kah fshati Volljakē. Me kētē rast do tē bēhet ndērprerja e qarkullimit te trafikut Ndērprerja e trafikut do tē bēhet nē intervalin kohore: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30”,

    Ministria ka bërë thirrje që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!