×
  • Lajme
  • Lajme / Rendi i ditës

    ZRRE mblidhet nesër, pritet të vendos për tarifat

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 16:41

    Zyra e Rregullatorit për Energji do të mblidhet nesër me fillim nga ora 08:30.

    Në rend dite është shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i ankesave nga konsumatorët.

    Të premten, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind në mbledhjen e sotme. Propozimi fillestar ka qenë që të ketë shtrenjtim për rreth 15 përqind, shkruan Reporteri.

    Përmes një njoftimi, ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhet në njoftim

    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues./Reporteri.net

    E konfirmon ZRRE: Rryma u shtrenjtua për rreth 16 përqind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!