×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Aktakuza për goditjen e policit, gjykata do të lëshojë urdhër-arrest për Dardan Molliqajn

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 16:49

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka paralajmëruar se do të lëshojë urdhërarrest ndaj kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, lidhur me aktakuzën për sulm ndaj një polici.

    Dardan Molliqaj nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, ku ai po akuzohet për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

    Molliqaj akuzohet se kishte goditur një polic me grusht në fytyrë derisa ishte duke u mbajtur një protestë nga Partia Sociale – Demokrate (PSD) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.Gjyqtarja, Valbona Fejza e ka konstatuar mungesën e tij dhe ka cituar raportet e policisë nga flet kthesat që i janë bërë Molliqajt.

    E njëjta njoftoi se ndaj Molliqajt do të lëshoj urdhër-arrest, raporton Kallxo.com.

    “Personi është i papërshtatshëm dhe vazhdimisht mundohet të ju ik thirrjeve dhe nuk është aspak bashkëpunues”- ka cituar stacionin policor, gjyqtarja Fejza.

    Fillimisht Fejza tha se ftesa i ishte dorëzuar dy ftesa Molliqajt sipas adresës që e kishte specifikuar prokuroria, ku nga fletëkthesa ka rezultuar adresa jo e plotë.

    Pas dy ftesave, i është aktivizuar edhe policia për të verifikuar vendbanimin dhe të pandehurin ku përsëri nuk ka rezultuar pozitivisht edhe kjo mënyrë.

    Sipas aktakuzës Molliqaj më 29.01.2022 e ka sulmuar personin zyrtar V.B. i cili ka qenë në detyrë zyrtare duke kryer detyrat e parapara sipas ligjit./Kallxo.com

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!