Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, sot njoftoi se ka nënshkruar Udhëzim të ri Administrativ për arkat fiskale, e për këtë ka reaguar deputeti Berat Rukiqi i LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Murati ka dhënë “dorëheqje” si Ministër, e në anën tjetër vazhdon të nënshkruaj vendime po nga ai post.
“Ka jep “dorëheqje” si Ministër, por vazhdon të nënshkruaj vendime, si Ministër. Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë. Janë frikacak, antidemokratik, të paaftë dhe të rrezikshëm. Të “dorëhequr”, shpëtimin me i ruajt karriget, po e presin nga Srpska”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Hekuran Murati përmes një postimi të bërë në Facebook njoftoi se ka nënshkruar Udhëzim të ri Administrativ për arkat fiskale, gjë e cila është në kuadër të zbatimit të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Ndërsa sot u deklarua se Murati i cili ka mbajt detyrën e Ministrit të Financave, ka dhënë dorëheqje bashkë me ministrat e tjerë nga kabineti i Kurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.