Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas raportimeve, gazetarit, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, deputeti ia ka kapur telefonin nga dora.
“AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë. AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim. Liria e medias është një nga shtyllat themelore të demokracisë, dhe çdo përpjekje për ta cënuar atë është e papranueshme”, thuhet në reagim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.