Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26-vjeçar që ishte në kërkim.
Në njoftim thuhet se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjashtë muaj, shkruan Reporteri.net.
“Policia e Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Qenda në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: -O.H, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.