Opinionisti Albert Krasniqi tha se Albin Kurti dje nuk dha dorëheqje, duke theksuar se letra që dërgoi ai nuk ka kurrfarë efekti.
Krasniqi nënvizoi se mandati në qeveri nuk përfundon me Kuvend jo me datë të zgjedhjes.
“Nuk ka përfunduar mandati në qeveri me 23 mars, sepse nuk është kjo një kontratë ku 4 vite dhe të nesërmen skadon mandati i qeverisë dhe nuk mund të dalim më në zyre. Përfundon me Kuvend e jo me datë të zgjedhjes së qeverisë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndërkaq, për letrën e Kurtit tha se është njoftim dhe nuk ka kurrfarë efekti. “Me këtë letër është duke u mundu me i vnu në lajthitje Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.