×
  • Lajme
  • Lajme

    25 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident të rëndë në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 8:16

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në SHBA ku ka humbur jetën ushtari i Gardës Kombëtare Amerikane, Fitim Nela.

    Nela, i cili ishte pjesë e Batalionit S1 të Divizionit të Ushtrisë Amerikane, humbi jetën teksa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij, një aksident që fatkeqësisht ia mori jetën menjëherë.

    Sipas mediave atje, aksidenti ka ndodhur pranë Lake Park Road në qytetin Belton.

    Motoçiklisti i identifikuar si 25-vjeçari Fitim Nela ka ndërruar jetë në vendngjarje. Është e paqartë nëse Nela mbante një helmetë sigurie në momentin e përplasjes.

    Nuk raportohet për të lënduar të tjerë në lidhje me aksidentin.

    Shoqata “Peja” në New York ka konfirmuar se ceremonia e lamtumirës për Fitim Nelën do të mbahet të premten nga ora 14:00 deri në 20:00, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!