×
  • Lajme
  • Lajme / Tarifat e reja

    ZRRE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 9:06

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

    Caktimi i tarifave për 2025-2026  u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

    ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera.

    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!