Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit më detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se opozita po kërkon “braktisje të institucioneve”, dhe jo dorëheqje të ministrave.
Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami e ka quajtur manipulim deklaratën e Muratit, duke theksuar se opozita po kërkon zbatimin e ligjit që, sipas saj, është hartuar dhe miratuar nga vetë Qeveria Kurti.
“Hekuran, mos i manipulo faktet! Paske thënë se: ‘opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë’. E para: jo opozita, sepse për me qenë tjerët opozitë, ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën – e dje u pa që ende s’keni shumicë”, shkroi Bajrami.
Ajo shtoi se nuk është opozita që po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji, konkretisht Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, i cili, sipas saj, obligon ministrat në detyrë të dorëhiqen.
“S’po kërkojmë ne me e braktisë Qeverinë – nëse po e cilëson dorëheqjen si braktisje – por po ta kërkon ligji që vet e keni shkru, vet e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022,” theksoi ajo.
Deputetja e LDK-së përfundon reagimin e saj me akuza për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se janë të paaftë për të hartuar ligje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.