×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e quajti mashtrues e propagandist, Çeku i përgjigjet: Gënjeshtar i paskrupullt, debat veç në gjykatë

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 19:11

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuarministrin “e dorëhequr” të Kulturës, Hajrulla Çeku, për mashtrim dhe propagandë në lidhje me punimet në disa projekte të kryeqytetit. Prandaj të njëjtin e ka ftuar në një debat të hapur. Për pretendimet e Ramës, ka reaguar Çeku, duke thënë se do të kishte vullnet për debat vetëm në gjykatë, duke iu referuar Ramës si “gënjeshtar të paskrupullt”.

    Tutje Çeku, pretendon për “keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe”, për çka thotë se provat i kanë dorëzuar në prokurori e polici.

    “Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë”, shprehet Çeku.

    Reagimi i tij i plotë:

    Kryetari i Prishtinës më paska ftuar në debat publik. Po, do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë. Çdo përballje publike tjetër me një gënjeshtar të paskrupullt është e pakuptimtë.

    Provat i kemi dorëzuar në Prokurori e Polici. Kemi dyshim të bazuar për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe.

    Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë.

    Prandaj, debat po, por në gjykatë. Aty ku flitet me fakte e prova. Shpresoj që institucionet e drejtësisë do të reagojnë shpejt. Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!