Mot më i ngrohtë po mbetet ditën e enjtë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 24C e 26C, ndërsa ato minimale fillimisht zbresin në 10C e 12C.
Nga mesdita me afrimin e sistemit frontal nga perëndimi, po priten zhvillime të vransirave, që më vonë shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima, madje me potencial që të jenë në formë stuhie dhe me breshër lokalisht. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 8-15m/s, me hove deri në 17 e 18m/s.
Pas rrebesheve të shiut që kalojnë natën në mes së enjtes dhe së premtës, ditën e premtë vransirat shpërndahen, e ku do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale, që shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë deri në 18C. Në fundjavë po parashihet të mbajë mot kryesisht me diell me maksimale që shkojnë deri në 20C e 22C. Të hënën më vonë pasdite priten zhvillime të rrebesheve dhe bubullima përreth zonave malore. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.