Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se qeverinë e re duhet ta formojnë partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ajo ka vlerësuar se këtë nevojë e ka konfirmuar edhe dështimi i konstituimit të Kuvendit nga LVV-ja.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se moskonstituimi i legjislaturës së nëntë nuk është mirë për shtetin.
“Deshtimi i konstituimit te Kuvendit nuk ishte mire per shtetin tone, por nxorri ne pah se opozita do ta bene qeverine e re..”, ka shkruar Tahiri.
Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.
Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset. /Reporteri.net/