×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Obiliq, Policia nis hetimet

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 9:34

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Obiliq, ku një burrë është gjetur i vdekur në Obiliq.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë me katër copë fishekë, shkruan Reporteri.net.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “TRUP I PAJETË / HETIM MBI VDEKJEN – Obiliq / 16.04.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Nga njësitë policore është sekuestruar një pistoletë me 4 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!