Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka riemëruar Agron Llugaliun, si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, shkruan Reporteri.net.
Riemërimi i tij është bërë sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.