Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra u zotua se sapo të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës do të kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
“Nëse i kemi votat dhe mundësitë, do të bëjmë të pamundurën që bordi i ZRRE-së të shkarkohet, edhe për shkak të qëndrimeve arbitrare që ata i kanë marrë në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies që e kemi parë tash e sa kohë, dhe gjuhës së vet drejtuesit të ZRRE-së”, tha ajo.
Ajo po ashtu në RTV21 foli edhe për bllokadën në konstituimin e institucioneve.
Deliu-Kodra hodhi akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se kjo parti po tenton të zvarrisë punimet në Kuvend.
“Sot kishte një mundësi që një raport, të cilin ne e kundërshtojmë, të kalonte, nëse do të ekzistonte vullneti politik i tyre për të zhbllokuar situatën. Por ajo çfarë pamë sot ishte një përpjekje për të zvarritur edhe më tej zhvillimet në Kuvend, për shkak se ditëve të fundit telashet brenda partisë fituese, si dhe me minoritetet, janë bërë evidente. Kemi dëgjuar se ka shumë paqartësi se cila do të jetë vota e tyre për formimin e Qeverisë. Në pamundësi për të hapur konstituimin e Kuvendit, sot në mënyrë arbitrare u vendos që, përmes kryesuesit të seancës, të ndërpritej seanca, duke u shkelur rregullorja e Kuvendit,” tha Deliu-Kodra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.