×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 7:42

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, tha se nëse partia e cila doli e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dështon të formojë institucionet, atëherë mandatin do ta marrë PDK-ja.

    Pas kësaj, u ngriti si shqetësim se Nisma është pjesë e opozitës së mandatit të kaluar.

    “Nuk e di, aktualisht nuk mund të them kurrgjë. Nuk dua të flas në emër të Nismës, por mendoj se nëse ka dështim, rrethanat politike ndryshojnë”, u shpreh ajo.

    Deliu – Kodra tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit.

    Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu.

    Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

    “Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh Deliu – Kodra, për RTV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!