Pas shtrenjtimit të rrymës, pritet të ketë edhe ngritje të çmimit të miellit.
Paralajmërimin e ka bërë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, i cili tha se do të ketë “ngritje të lehtë të çmimit”, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të madh.
“Sa i përket shtrenjtimit të miellit, sigurisht do të ketë një ngritje të çmimit, por do të jetë ngritje e lehtë, nuk do të ketë ndikim shumë të madh pasi energjia elektrike në çdo përpunim ka pjesëmarrjen e vet. Sa është pjesëmarrja e energjisë elektrike në përpunimin e grurit dhe në atë pjesë mund të variojmë me çmimin. Por, jo me norma astronomike ku mundohet çdo industri apo dikush ta shfrytëzojë këtë momentum”, ka deklaruar Zejnullahu në KTV.
Ai u ka bërë thirrje përpunuesve që të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar për të përfituar në kurriz të qytetarëve, por që të operojnë me çmime normale.
“Kur flasim për produkt esencial si buka, mielli, nuk është e drejtë që t’i ngrisim çmimet në përmasa pa e pasur të qartë se çfarë ndikimi ka energjia elektrike, sa ka ndikim në përpunimin e çdo produkti”, ka theksuar ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.