×
  • Lajme
  • Lajme / Numrat

    Çka po paralajmëron Veton Berisha: Mbështetja ime nuk është nënshtrim, por qëndrim për të mirën e Kosovës

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 11:37
    Veton Berisha

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklaratë për formimin e institucioneve.

    Berisha ka thënë se nuk është për bllokimin e proceseve, por se mbështetja e tij “nuk është nënshtrim” e “heshtje përballë mangësive”.

    “Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim Egjiptian dhe të gjithë qytetarët pa dallim! Nuk jam për bllokimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit institucional. Mbështetja ime nuk është NËNSHTRIM, nuk është heshtje përballë mangësive! Është qëndrim i pjekur politik që i vë interesat e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta të partive”, ka shkruar Berisha

    Berisha i pyetur dje nga gazetarët, para se të ndërpritet seanca, nëse do të votojë për Kryeparlamentarin “nëse arrihet deri aty”, tha se ai nuk bllokon procese.

    “Kam dëshmuar që nuk bllokojë procese”.

    “Unë do t’i votojë, deri te Kryetari i Kuvendit këtu jam, pastaj…”, tha shkurtimisht Berisha para gazetarëve.

    Veton Berisha konfirmon votën e tij: “Deri te Kryeparlamentari këtu jam, pastaj…”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!