×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Kurti pa përgjigje se a i kanë votat e mjaftueshme për seancën konstituive: Ajo është nesër, a po?

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 11:50

    “Ajo është nesër, a po?”, tha shkurt kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke mos u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve, nëse i kanë votat për seancën e nesërme të konstituimit të Kuvendit.

    Kurti as dje, e as ditëve të kaluara nuk ka folur rreth kësaj çështje përkundër insistimit të mediave.

    Të enjten ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur në votim raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike ka parë që qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë të shtunën, më 19 prill në orën 12:00.

    Ndërprerja e seancës u cilësua si tendencë e partisë së parë si zvarritje në tentim të bërjes së numrave, të cilat po vlerësohet se nuk i kanë.

    Seanca e djeshme ishte vazhdim i asaj të 15 prillit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!