×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëaksidentohet me motoçikletë një 67-vjeçar në veri, del se ishte nën ndikimin e alkoolit – Policia del me apel për shoferët

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 15:38

    Një person ka mbetur i lënduar në një vetaksident me motoçikletë në rrugën “Kral Petri”, në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar me inicialet F.A.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se zyrtarët policorë e kanë hasur të njëjtin gjatë patrullimit dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit deri në ardhjen e shërbimit emergjent mjekësor, të cilët më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas trajtimit mjekësor, i njëtji është liruar për në shtëpi.

    Sipas Policisë, i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.

    “Policia ka kryer vend shikimin dhe është duke punuar për të identifikuar shkaqet e aksidentit. Personit të përfshirë i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë ngasësve, e sidomos motoçiklistëve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, të shmangin shpejtësinë e tepruar dhe asesi të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera që dëmtojnë aftësinë për ngasje të sigurt, gjithashtu Policia apelon që të gjithë motoçiklistët të vendosin helmetën mbrojtëse gjatë ngasjes. Përkujtojmë se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe vetëm me kujdes të shtuar dhe respektim të ligjit mund të parandalojmë aksidente të tilla dhe të ruajmë jetën tonë dhe të tjerëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!